TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ka komentuar rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe reagimin e kryemnistrit Rama për këtë ngjarje. Sipas Bushatit, Rama po mundohet të privatizojë këtë ngjarje si një sukses të qeverisë së tij dhe të shpallë armike opozitën e cila sipas tij, e ka penguar Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.
"Ka dy linja që Edi Rama po ndjek nga 17 Prilli. Po mundohet të marrë një dokument për ta kthyer në mjet të luftës politike. Nëse kjo do t'i vinte Sali Berishën në dorë, do kishim tortë dhe fishekzjarre. Rama është më perfid në mënyrën si prodhon propagandë. E para është një gjuhë e dyfishtë, për të goditur opozitën. Ai po thotë, opozita tentoi të na bllokojë në përparimin drejt BE-së por ne ja dolëm dhe e dyta është se ja dolëm sepse kemi qeverisur mirë.
Shikoni spotin televiziv që ai prodhoi. Përveçse ka future të gjithë miqtë e tij artistë, bëhet edhe asocimi se Shqipëria ka marrë rekomandimin se ëstë bërë Rilindja Urbane, apo se rilindasit fallco janë pasardhës të Skënderbeut. Po të shohësh lejtmotivet e fushatës së Ramës, i gjen tek spoti i sotëm. Edi Rama po mundohet ta privatizojë, jam unë dhe shihni cfarë kam bërë për vendin. Pra këto janë shinat, kemi një opozitë që na pengon dhe jemi ne që po e shndërrijmë Shqipërinë.
Kjo duhet sepse Rama ka një qeverisje ku janë zbuluar banditë, nuk ka asnjë investim, vetëm koncesione dhe trarë që njerëzit janë ngritur ti djegin. Rama po e shet këtë shumë më të madhe se sa është, sepse i duhet për propagandën e vet."
I pyetur nëse kryeministri është në ankth, Bushati u shpreh se Rama po bërtet për fitore, por nga ana tjetër nxjerr në pah edhe frikën se në Qershor negociatat mund të mos hapen.
"Rama ka frikë se në Qershor, gara nuk do kalohet, pasi edhe shpall suksesin, por thotë kujdes se ka vende ku forcat anti evropiane mund të na godasin ne, dhe nëse ne nuk e marrim në qershor nga këshilli i ministrave ateherë e kanë fajin forcat ekstremiste, pro edhe opozita që flet anglisht dhe jo shqip në kancelaritë evropiane."
/TPZ.AL/