AKTUALITET, 1 Prill 2019, 22:31

“Burgjet e Greqisë si thertore për shqiptarët!”, reagon ish-kryeministri duke publikuar videon horror

“Burgjet e Greqisë si thertore për shqiptarët!”,

Ish-kryeministri Sali Berisham, teksa publikon videon e mediave greke për therjen në burg të shqiptarit Albert Bako në burgun famëkeq të Karidhalos, thotë se burgjet greke janë kthyer në thertore për shqiptarët.

Berisha dënon krimin e rëndë, duke i bërë thirrje organizatave ndërkombëtare të dënojnë këtë krim makabër.

Reagimi i plotë i Berishës:

Te dashur miq, keto dite gazata e madhe greke “To Vima” publikoi videon me pamje te llahtarshme te therjese se Albert Bakos ne burgun famkeq te Koridhalos ne Greqi.

Ky krim i shemtuar, therja njelloj si ne nje thertore te te burgosurit te radhes shqiptar eshte deshmi e nje situate mesjetare çnjerezore qe ekziston per shqiptaret ne burgjet e nje vendi anetar te Keshillit te Europes, Bashkimit Europian dhe NATOs.

Denoj me ashpersin me te madhe therjen e te burgosurit te radhes ne burgjet e Greqise, iu bej thirrje organizatave, Komisionit te te Drejtave te Njeriut ne OKB, ne Parlamentin Europian dhe Keshillin e Europes si dhe Amnisty International dhe Helsinki Watch te denojne kete krim makaber dhe te vendosin para pergjegjesise autoritetet greke per serialin e vrasjeve, therjeve, torturave çnjerezore qe iu rezervohet shqiptareve ne burgjet e tyre.

Denoj me ashpersine me te madhe heshtjen kriminale te Zografit bis para ketij krimi te shemtuar dhe krimeve te tjera te makaber qe kryhen njera pas tjeters ndaj shqiptareve.