AKTUALITET, 1 Prill 2019, 21:55

Voltana Ademi e pranon publikisht: Po kërcënohem nga bandat kriminale në Shkodër

Voltana Ademi e pranon publikisht: Po kërcënohem nga bandat kriminale

Voltana Ademi, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës ngre alarmin për situatën kriminale ne qytet. Në studion e emisionit ‘Open’, Ademi u shpreh se edhe ajo është nën presionin e krimit, pavarësisht se nuk dha me shume detaje.

“Po, jam nën presion e krimit. Nuk mund te jemi jashtë kontekstit. Në takimin qe Zoti Basha pati në Malësi të Madhe, një qytetari i tha kemi frikë të shkojmë në kafe. Krimi eshtë prezent dhe ushtron presion ne çdo hallkë të institucioneve publike. Ne Shkodër janë ndërruar punonjës te administratës sepse janë urdhëruar nga krimi, jo të Partisë Demokratike, por të mazhorancës”, sqaroi Ademi.

“Krimi ndoshta nuk vjen te kryetari, por edhe në hallka të tjera. Ne nuk jemi ishull i pavarur. Ka persona [i referohej drejtuesve të institucioneve] që janë dhunuar fizikisht”, shtoi ajo.