AKTUALITET, 1 Prill 2019, 20:23

Po luante pranë Repartit Ushtarak, adoleshentit i shpërthen granata në dorë

Po luante pranë Repartit Ushtarak, adoleshentit i shpërthen granata

Një adoleshent nga fshati Leshnicë, i Pogradecit ka mbetur i plagosur, pas shpërthimit aksidental të një granate.

Policia bën me dije se i plagosuri është shtetasi E.Ç, rreth 16 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.04.2019, jemi njoftuar se në fshatin Leshnicë, shtetasi E.Ç, rreth 16 vjeç, duke luajtur në afërsi të ish Repartit Ushtarak, aksidentalisht i ka shpërthyer një granatë dhe për pasojë ka pësuar gjymtim të dorës.

Shtetasi E.Ç, u dërgua në Spitalin e Pogradecit ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.