AKTUALITET, 1 Prill 2019, 21:02

Krimi në Shkodër/ Artan Hoxha: Ka pasur marrëveshje mes grupeve kriminale

Krimi në Shkodër/ Artan Hoxha: Ka pasur marrëveshje mes grupeve

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka komentuar ngjarjet e rëndë të ndodhura në qytetin e Shkodërs, jo vetëm mëngjesin e së shtunës, ku u vranë vëllezërit Bilali, por të gjithë skemën e ngjarjeve të ndodhura në qytetin që së bashku me Elbasanin kryesojnë listën e krimeve.

Sipas Hoxhës, në Shkodër ka pasur marrëveshje në mes grupeve kriminale.

“Në Shkodër ka pasur një marrveshje, mes grupeve kriminale, por kjo marrveshje u thye me vrasjen e ish-policit dhe bashkëshortes së tij në makinë. Sot, Enver Bajri dhe anëtarë të tjerë vuajnë dënimet edhe jashtë vendit, por grupi kriminal ngelet”,-tha Hoxha në studion e emisionit “Byro Politike” në “ABC News”.