AKTUALITET, 1 Prill 2019, 21:29

Fotoja e Tiranës nga ajri bëhet virale: ‘Një xhungël ndërtimesh’

Nuk është e nevojshme që të shohësh lajmet nëpër ekrane për të kuptuar se Tirana mbetet një qytet kaotik. Ndërtimet e shumta, trafiku dhe ndotja janë probleme madhore për qytetin më të madh në vend.

Mjafton një xhiro me makinë nëpër rrugët më kryesore për të kuptuar këtë gjë.

Por ndërsa ndërgjegjësimi për këto probleme po bëhet gjithmonë e më i madh, sidomos kur dihet se cilësia e ajrit lidhet pashmangshmërisht me cilësinë e jetës, një foto është bërë virale në rrjetet sociale.

Fotoja është publikuar nga gazetarja Ivana Dervishi dhe tregon se si duket Tirana nga ajri. Pamja nuk ka shumë nevojë për koment, edhe pse komentet janë të shumta në median sociale.

‘Njeriu i memeve’, Genc Sejko shkruan se ‘atë që nuk ia bëri as pushtuesi Tiranës, ia bënë Edi Rama dhe Erion Veliaj’.