TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha, ka denoncuar nga Shkodra edhe deputetin socialist, Paulin Stërkaj, për të cilin tha së është kapur në dosjen "184", duke bërë pazare me Ymer Lalën për të vjedhur bashkinë e Dibrës.
Basha e bëri këtë denoncim të fortë gjatë takimit me qytetarët në Shkodër, qytetin që është goditur nga vrasjet e shumta.
“Në Dukagjin kemi deputet një ish-trafikant që pastaj është veshur me uniformë policie dhe është kapur pastaj në dosjen 184, duke bërë pazare me Ymer Lalën për të vjedhur bashkinë e Dibrës. Shqipëria e transformuar, Shqipëria e ndryshuar është kjo Shqipëri që do u takojë elvis dedëve dhe qindra të rinjve dhe jo Paulin Sterkajve dhe një grushti tjetër kriminelësh që i bëjnë duanë Edi Ramës nga mëngjesi deri në darkë”.