AKTUALITET, 1 Prill 2019, 22:23

Elbasani jashtë kontrollit të policisë së shtetit? Drejtori i policisë flet për operacionet e fundit të RENEA-s

Elbasani jashtë kontrollit të policisë së shtetit? Drejtori

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu u pyet edhe për situatën kriminale në Elbasan dhe nëse ky qytet është jashtë kontrollit të Policisë së Shtetit.

I ftuar në “A Shou”, në News 24, Veliu u shpreh se perceptimi për këtë qytet është i gabuar, ndërsa foli edhe për kontrollet e ditëve të fundit atje nga forcat RENEA.

Veliu: Një nga shërbimet rutinë ku policia e shtetit mbështet policinë vendore. Mbështesim të gjithë drejtoritë vendore. Nuk është rasti i parë dhe as i fundit.

-Elbasani jashtë kontrollit të policisë së shtetit?

Veliu: Qytetarët e Elbasanit nuk kanë këtë mendim. Shumica e qytetarëve. Sa vepra të rënda kriminale kanë ndodhur në Elbasan? Në rast se do të evidentojmë sa familje të mëdha, nuk jemi në rrugën e duhur. Ju duhet të besoni tek puna e policisë së shtetit. Policia është duke krijuar databazën e personave me prirje kriminale, jo familje kriminale.

-Cili është qyteti me kriminalitet më të lartë?

Veliu: Nuk mund të jepet një përgjigje të prerë. Nuk mund të themi se ky qytet ka prirjen më të ulët apo më të lartë. Tirana ka 35%, Kukësi 2%, Elbasani 7%. Kjo është përhapja e kriminalitetit.