TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari i njohur i kronikës, Artan Hoxha, ka komentuar situatën në të cilën ndodhet qyteti i Shkodrës, pas vrasjes së dy vëllezërve Astrit dhe Ibrahim Bilali.
Sipas Artan Hoxhës, situata e krijuar në Shkodër vjen për shkak të prishjes së një marrëveshjeje mes grupeve kriminale në këtë zonë.
I ftuar në emisionin “Byro Politike” të ABC News, ai tha se grupet kriminale kanë pasur një marrëveshje me njëri-tjetrin, por u thye pas vrasjes së ish-policit Boran Bërçana, 30 vjeç dhe bashkëjetueses së tij Silvi Ndoci, 25-vjeçe, të cilët u ekzekutuan me armë zjarri automatike e llojit “M5P”.
“Në Shkodër ka pasur një marrveshje, mes grupeve kriminale, por kjo marrveshje u thye me vrasjen e ish policit dhe bashkëshortes së tij në makinë. Sot, Enver Bajri, dhe anëtarë të tjerë, vuajnë dënimet edhe jashtë vendit, por grupi kriminal ngelet”, tha Hoxha.
Më tej ai tha se në ngjarjet në fjalë nuk përfshihet komuniteti shkodran, dhe se dihet se kush fshihet pas tyre.
“Në të gjitha ngjarjet, që kanë ndodhur në Shkodër, nuk përfshihet komuniteti shkodran, pasi në këto histori dihet kush fshihet, pas këtyre ngjarjeve. Dihet kush i bën krimet por ngelet për tu gjendur ekzekutuesit. Grupet në Shqipëri shkëmbejnë vrasësit me pagesë. Krimet në Shkodër janë në një rrjedhe logjike, janë të parandalueshme. Deri në vitin 2012 në Shkodër ka qenë një grup tjetër shumë i fuqishëm, që e ka mbajtur qytetin nën terror. Duke mos u hetuar plotësisht është lënë hapsirë që të kemi ngjarje të njëpasnjëshme kriminale”, deklaroi Artan Hoxha.