AKTUALITET, 13 Mars 2019, 14:50

Burgim të përjetshëm për killerin italian

Burgim të përjetshëm për killerin italian

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda la në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për italianin Salvadore Letizia dhe 27 vite për Markelian Doçin e 20 vite për Klevi Doçin.

Ata u akuzuan për ngjarjen që ndodhi më 27 maj 2015 dhe nga përplasja me armë mbetën të vrarë Mentor Lufi (Doçi), Gerti Goxhaj dhe Besnik Sulku.

Nga hetimet e Prokurorisë për Krime të Rënda është arritur në përfundimin se ngjarja e ndodhur në muajin Maj 2015 në Tiranë është vijim i një konflikti të nisur më parë po në kryeqytet, në Dhjetor 2014 dhe që ka vazhduar në Hollandë, në Prill 2015 e, më tej, është shoqëruar me ngjarjen për të cilën akuzohen tre të pandehurit.