TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi ka komentuar praninë e forcave policore pranë Kuvendit.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, demokratja Vokshi shkruan se regjimi ushtarak i kryeministrit Edi Rama ka frikë nga populli, ndaj edhe ka mobilizuar policinë.
Vokshi, shton se deputetët që mbrohen nga populli s’duhet të jenë asnjëherë përfaqësues të tij.
Postimi:
PARLAMENTI NËN RRETHIM! REGJIMI USHTARAK I RAMËS KA FRIKË NGA POPULLI. Këto janë pamjet e të gjitha rrugëve rreth e rrotull Parlamentit sot në mëngjes, si cdo ditë që ka seance parlamentare. Tirana edhe sot në shtetrrethim për karrigen e Edi Rames.
Mijëra policë e autoblinda kanë mbushur rrugët si në shtetrrethim. Deputetët që mbrohen nga populli s’mund të jenë asnjëherë përfaqësues të tij.
Edi Rama po qeveris me regjim ushtarak!
Dhe kjo është dëshmia e fundit të diktatorëve. Askush nuk do ta pranojë më këtë regjim sepse shqiptarët i kujtojnë siç ata dinë agresorët e lirive të tyre!