AKTUALITET, 13 Mars 2019, 12:07

VIDEO+FOTO/ Demokratët hedhin kapsolla në oborrin e Parlamentit. Policia përdor makinën ujë hedhëse

Aktivistët e opozitës kanë hedhur në oborrin e Parlamentit disa kapsolla, ndërkohë që në seancë po betoheshin deputetët “tradhtar”.

Për të larguar aktivistët e PD-së, policia ka përdorur makinën ujë hedhëse.

Siç shihet nga video, autoboti i policisë i mbushur me uji është pozicionuar në portën ku dikur futeshin në Parlament deputetët demokrat.

Por tashmë kjo portë që pas djegies së mandateve është salduar me hekura dhe ajo është rrethuar me tela me gjemba.

Hedhja e kapsollave ka zgjatur vetëm disa minuta, më pas aktivistët e PD janë larguar.