AKTUALITET, 13 Mars 2019, 13:48

Para disa ditësh në protestë, sot në Parlament, Zeneli: Mandati është i qytetarëve

Para disa ditësh në protestë, sot në Parlament, Zeneli:

Alban Zeneli është një ndër 7 deputetët që sot mori mandatin në parlament.

Ndonëse disa ditë më parë ai ishte në protestën e opozitës për të kërkuar largimin e Kryeministrit Rama, sot Zeneli qëndron në parlament duke u mbrojtur me tezën se aty mund t’i mbrojë më mirë interesat e qytetarëve që e kanë votuar.

“Më 5 mars kam thënë që qeveria Rama duhet të ikë një orë e më përpara. Nuk i heq asnjë presje atij mendimi. Kam thënë që mandati nuk është i imi dhe as i zotit Noka, por i qytetarëve. Përsëri nuk kam ndryshuar mendim. Mandati është i qytetarëve që më kanë votuar edhe mua dhe zotin Noka.

I vetmi ndryshim është se unë mendoj se: Interesat e qytetarëve që na kanë votuar, unë si Alban mund t’i mbroj më mirë brenda Parlamentit shqiptar me statusin e Parlamentit, sesa në rrugë. Jetojmë në një sistem tjetër, ku shyqyr Zotit duhet të kemi mendim ndryshe.

E para ne jemi njerëz, shyqyr që jemi njerëz dhe ndryshojmë. Jam konsultuar me miqtë e mi dhe votuesit e mi. Gjicin nuk e kam konstatuar në asnjë rast”, u shpreh ai.