AKTUALITET, 13 Mars 2019, 13:16

Basha: Edi Rama dhe Ymer Lala do rrinë bashkë në qelinë e burgut 313

Basha: Edi Rama dhe Ymer Lala do rrinë bashkë në qelinë e

Kryedemokrati Lulzim Basha paralajmëroi se dosja 184 është fundi politik i Edi Ramës. Nga Dibra, Lulzim Basha tha se ka fakte që Rama dhe deputetë socialist kanë investuar pwr tw blerw votat, por dosja po mbahet qëllimisht e fshehtë nga Kryeprokurorja, Arta Marku.

"Dosja 184 është fundi politik i Edi Ramës dhe bandës së tij të hajdutëve. Në këtë dosje janë kapur gafil Edi Rama, Damian Gjiknuri, Ulsi Manja, Sadri Abazi, Pjerin Ndreu, Paulin Sterkaj dhe dhjetëra të tjerë socialistë duke bërë pazare me Ymer Lalën e krimin e organizuar për të blerë vota dhe shantazhuar dibranët.

Prokuroria kriminale e Arta Markut dhe e Donika Prelës e mbajnë të fshehur dosjen por dosja nuk do fshihet përgjithmonë. Edi Rama dhe Ymer Lala kanë shumë qejf të rrinë bashkë dhe kur të zbardhet dosja bashkë do të rrinë në qelinë e burgut 313 aty ku e kanë vendin të gjithë ata që kryejnë vjedhjen e votave."

Kjo qeveri nuk e çon vendin në BE, tha Basha në kushtet kur është kapur në flagrancë duke vjedhur vota.

Ndaj kryedemokrati ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestën e 16 marsit, për të rrëzuar qeverinë e krimit.