TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tjetër kandidat nga listat e LSI-së pritet të bëhet deputet i opozitës së re. Nimet Musaj ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, formularin e Dekriminalizimit duke pranuar mandatin e deputetit dhe pritet t’i zërë vendin kryetarit të grupit parlamentar, Petrit Vasilit.
Kush është Nimet Musai?
Në vitin 2015 Musaj u bë pjesë e LSI-së pasi më parë ishte pjesë PDIU-së, si anëtar në këtë parti. Nimet Musaj në vitin 2015 ka drejtuar Këshilltarët e Bashkisë së Fierit.
Në CV e tij shkruhet: Në vitin 2007 deri në vitin 2011 ka qenë kryetari i Grupit të Këshilltarëve të PDI-së, në Patos të Fierit.
Për herë të parë, në 2009 ai ka kandiduar për deputet me Partinë Drejtësi Integrim. Në 2013 ai ka kandiduar si deputet me partinë rivale të Shpëtim Idrizit, pra Aleacën Popullore, partia e ‘fraksion’ e çamëve. Ndërkohë që në vitin 2011-2015 ai shkruan se është kthyer sërish tek PDIU dhe ka qenë kryetar i Grupit të Këshilltarëve të kësaj force politike në Bashkinë Fier.
Përsa i përket arsimit të tij në CV shkruhet se në 2005-2009 ka mbaruar Arsimin e Lartë në Universitetin e Vlorës, në Administrim Biznes. Theksojmë se ai ka qenë që 1995 deri në vitin 2000 aksioner i lojrave të fatit “Bingo”.
CV e Nimet Musajt
Dosja.al