AKTUALITET, 13 Mars 2019, 13:22

Mashtrimi i mikes me kredinë, djali: Më joshi, s’jam politikan

Mashtrimi i mikes me kredinë, djali: Më joshi, s’jam politikan

Një grua 63-vjeçare së bashku me djalin e saj i është drejtuar emisionit “Me Zemër të Hapur” në News 24 pasi mikja e familjes i ka mashtruar dy vjet më parë.

Gruaja dhe djali në 2017 morën një kredi prej 5 milion lekësh pasi një mike e familjes së tyre i kërkoi ndihmë. Ata asokohe ishin të papunë por mikja e tyre doli garant se këstet e kredisë do të paguheshin prej saj.

Por nuk ndodhi kështu, sipas djalit ajo pagoi vetëm një vit ndërkohë që kredia sot e kësaj dite vazhdon ende të qëndrojë e pashlyer. 36-vjeçari thotë se kredia u mor për një periudhë 5 vjeçare. Veç kësaj situate kjo familje po përjeton stres pasi mikja e tyre i ka futur garant edhe për kredi të marra nga njerëz të tjerë.

I ftuar në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News 24, Denis Greva tregoi arsyet pse i besuan mikeshës së shtëpisë.

“Na joshi me 300 mijë lekë të vjetra ajo meqë ishim pa punë. Nuk e dinim çfarë rrezikonim, unë jam një njëri me 8 vjeçare jo politikan në karrierë. Ngaqë s’kemi shkollë ndodhin këto. Edhe unë dhe mami jemi me tetëvjeçare. Pastaj më tha edhe oficeri i kredisë që të firmosja pa problem se do paguajë kjo zonja”,- tha Greva.

Situata për këtë familje është bërë e papërballueshme, në njërën anë mikesha e tyre është zhdukur dhe në anën tjetër kjo familje është e papunë, pra rezulton pa të ardhura./BW