LIFESTYLE, 30 Prill 2018, 12:32

Bukuria është punë gjenesh dhe pikë! Do ta kuptoni kur të shihni motrën e Eva Muratit

Moderatorja Eva Murati ka nisur disa ditë pushimesh me familjen.

Bukuroshja e ekranit shqiptar, ka ndarë dje me fansat në Instagram, foto dhe video sesi e ka kaluar fundjavën buzë detit.

Për herë të parë moderatorja nga ka prezantuar edhe me motrën dhe vëllanë, të cilët na vërtetuan shprehjen se: Bukuria është punë gjenesh dhe pikë!

Motra e vogël e Eva Muratit quhet Daris dhe na tërhoqi vëmendjen për ngjashmërinë e madhe që ka me të.

Në një foto të ëmbël ku ka dalë me ta, Eva shkruan:

“Nuk e kupton sa të mungojnë motra dhe vëllai në jetën e përditshme, derisa rinis udhëtimet me familjen ❤ I dua”.

Nga Durrësi në Pogradec, fundjava e Eva Muratit ishte e mbushur me udhëtime të këndshme të cilat mund t’i shihni më poshtë.