LIFESTYLE, 29 Prill 2018, 12:32

Rezart Veleshnja i bën 'gjëmën' Çanit në mes të 'Bllokut'

Rezart Veleshnja i bën 'gjëmën' Çanit në

Rezart Veleshnja është një ndër aktorët më të preferuar të publikut shqiptar.

Ai ka mundur të sjellë në spektaklin e humorit 'Portokalli' një sërë personazhesh të njohur të ekranit. Në mesin e tyre është dhe moderatori i 'Zonë e lirë', Arian Çanin. Rezi ka publikuar një video në Instagram ku shfaqet me Arian Çanin në një makinë, por moderatorit të njohur i ndodh ajo që na ka ndodhur të gjithëve. Në një moment kur Rezi kishte ndezur kamerën e telefonit për të bërë video, Çani po bënte mimikat e tij karakteristike sepse pretendonte se aktori do shkrepte telefonin për një foto, por në fakt ishte video. 'Dolem nje xhiro ne bllok per qefin tone plak! Por namin e ben kete te djele i madhi Arjan!' ka shkruar Rezi krah videos. Kjo video ka treguar se mes tyre nuk ka asnjë hatërmbetje, pasi shpesh ndodhe që imitimet humoristike jo gjithmonë janë pranuar nga emrat e njohur të ekranit.
[video width="640" height="800" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/04/30870952_1691684377605608_2933141309419945984_n.mp4"][/video]