LIFESTYLE, 29 Prill 2018, 11:05

Unikkatil “djeg” atmosferën në Zvicër, salla ‘mbulohet’ me flamuj kuq e zi

Unikkatil “djeg” atmosferën në Zvicër, salla

Unikkatil është një ndër reperët më të suksesshëm të estradës shqiptare. Prej disa vitesh, ai i ka qëndruar besnik skenës muzikore, ndërsa këngët dhe vokali i tij cilësohen si unike.

Mbrëmë, reperi ka mbajtur koncertin që kishte paralajmëruar ditë më parë, për bashkatdhetarët që jetojnë në Zvicër. Për të dëgjuar nga afër hitet më të njohura të Unikkatilit, ishin mbledhur një numër i madh fansash të reperit. Atmosfera ishte në maksimum, ndërsa reperi ka hedhur në rrjete sociale një video përmes së cilës tregon edhe numrin e madh të flamujve kuq e zi që kishin mbuluar sallën ku këndonte ai.
https://www.facebook.com/kingunikkatil/videos/1910443845655447/