LIFESTYLE, 29 Prill 2018, 09:33

‘E dashuroj…’, Klaudia Pepa i kthehet komentuesit që e ngacmoi për Albin: Po si s’ju vjen turp?

Edhe pse kanë muaj të ndarë, balerina me famë ndërkombëtare Klaudia Pepa dhe koreografi i njohur Albi Nako janë sërish në qendër të vëmendjes nga fansat, të cilët mesa duket nuk e kanë pranuar ende këtë fakt.

Postimi i fundit i Klaudias në Instagram është një foto ku shfaqet plot stil e veshur me një xhaketë të verdhë ku shkruan: “E dashuroj këtë ngjyrë”.

“Dashuro Albi Nakon që t’boni njeri jo bananen”, i komentonte një fans balerinës e cila nuk ja përtoi përgjigjen.

“Po si nuk ju vjen turp që flisni kështu? Njeri më ka bërë familje ime në radhë të pare pastaj Albi ka pjesën e vet me profesion. Mëso te shkruash me logjikë”, i shkruajti Klaudia.

Menjëherë pasi komenti u bë lajm komentuesi dhe Kluadia fshinë reagimin.