TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nuk janë të rralla rastet kur personazhe të njohur të ekranit shqiptar, veshin të njëjtën veshje. Akoma më e veçantë është kur dy të famshme shfaqen në të njëjtin event me të njëjtën veshje.
Në rastin e sotëm, ne do të sjellim dy figura të njohura të ekranit, bashkëshorten e Sinan Hoxhës, Andrrën dhe moderatoren Roza Lati.
Dy bukuroshet janë shfaqur me të njëjtën veshje edhe pse fatmirësisht jo në të njëjtin vend. Ka qenë Andrra ajo e cila ka publikuar e para fotot nga pushimet që po kalon me partnerin në Singapor.
Më pas Roza, në emisionin e saj në Ora News, u shfaq e veshur me fustanin e gjatë me dizajn me lule të kuqe dhe jeshile.
Përveç se na pëlqen shumë, nuk dimë kë të zgjedhim. Ju si mendoni: Kujt i rri më bukur? Votoni më poshtë: