LIFESTYLE, 29 Prill 2018, 11:54

Dua Lipa feston: 2 milionë albume të shitura

Dua Lipa feston: 2 milionë albume të shitura
Dua Lipa ka arritur shifrën 2 milionë përsa i përket albumeve të shitura në të gjithë botën. Këngëtarja shqiptare, e cila po korr sukses të jashtëzakonshëm në muzikë, e ka bërë të ditur këtë arritje me anë të një postimi në Instagram. Dua Lipa shkroi në rrjetin social: “2 milionë albume në të gjithë botën. I dua që të gjithë fansat dhe ekipin tim”. Kënga e fundit e Dua Lipës, “One Kiss” në vetëm 3 javë ka arritur 39 milionë klikime në Youtube. Ky fakt tregon qartë se sa e pëlqyer është ajo në të gjithë botën.

Top Channel