TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ajo ishte e pranishme të premten në një koncert në në Amsterdam të Hollandës, ku para performancës i dedikoi Aviciit një minutë heshtje. Me lot në sy, Rita pas disa fjalëve prekëse, ka përformuar këngën dhe bashkëpunimin me Avicii-n , “Lonely Together”. Ajo emocionoi edhe të pranishmit, ndërsa zëri i dridhej.
https://www.instagram.com/p/BiIR4YtHqK8/?taken-by=iconstyle_al
Avicii u nda nga jeta në moshë të re vetëm 28 vjeç. Ai u gjet i vdekur në një shtëpi luksoze në kryeqytetin e portit Oman të Moskatit, ndërkohë që ishte me pushime. 28-vjeçari mund të ketë vrarë veten, pasi familjarët e tij, nëpërmjet një letre të hapur ditën e enjte thanë se ai nuk mund të vazhdonte më dhe donte të gjente paqen.
I riu kishte probleme me alkoolin dhe vazhdonte të performonte pavarësisht shëndetit të rënduar mendor. Në vitin 2014, ai u shtrua në spital dhe u detyrua të hiqte fshikëzën e tëmthit dhe apendicitin.