LIFESTYLE, 13 Nëntor 2017, 16:17

Brad Pitt tashmë me princeshën e Monakos, Charlotte Casiraghi

Brad Pitt dhe Angelina Jolie i dhanë fund romancës së tyre 12-vjeçare, në shtator të vitit 2016.

Ky lajm i çuditi të gjithë, por gjithashtu pas ndarjes së tyre, u rrit kureshtja se cilët do të ishin partnerët e ardhshëm të tyre. Mediat shkruajnë se prej një muaj, aktori 53-vjeçar është në një lidhje me princeshën e Monakos, Charlotte Casiraghi.

Sipas një burimi për Inquisitr, Brad Pitt dhe Charlotte Casiraghi kanë mese një muaj që janë bashkë dhe janë njohur nga një miku i tyre i përbashkët. Gjithashtu, po sipas këtij burimi, ata janë parë bashkë në muzeun e Artit të Los Anxhelos dhe nuk i janë ndarë njëri-tjetrit në asnjë moment.

Charlotte Casiraghi është fëmija i dytë i Caroline, Princesha e Hanoverit dhe Stefano Casiraghi, dhe mbesa e Grace Kelly. Ajo ka qenë në një lidhje me komedianin Gad Elmaleh me të cilin ka një djalë katërvjeçar, Raphawl.