BOTA, 8 Gusht 2023, 17:10

Gruaja sulmohet nga peshkaqeni në një nga plazhet më të njohura të New York-ut

Gruaja sulmohet nga peshkaqeni në një nga plazhet më të

Një grua ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi u sulmua  nga një peshkaqen në një nga plazhet më të njohura të New York-ut. 50-vjeçarja u sulmua në Rockaway Beach dje rreth orës 17:50, sipas zyrës së informacionit publik të Departamentit të Policisë së Nju Jorkut.

Ajo mbërriti në gjendje kritike në Qendrën Mjekësore të Spitalit Xhamajka mbrëmë vonë, tha zëdhënësi Michael Hinck, sipas NBC News, rrjeti partner amerikan i Sky News.

Rojet e shpëtimit pastruan plazhin pas sulmit ndërsa policia me një helikopter kërkonte pa sukses për peshkaqenin, tha departamenti. Autoritetet do të vazhdojnë të monitorojnë zonën për peshkaqenë.