BOTA, 8 Gusht 2023, 16:32

Agresioni rus, bilanci i frikshëm i Ukrainës: Janë zhdukur 1,107 fëmijë që prej fillimit të luftës

Agresioni rus, bilanci i frikshëm i Ukrainës: Janë zhdukur 1,107

Bilanc i frikshëm vjen nga Ukraina. Raportohet se 1,107 fëmijë janë zhdukur në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus, raportoi zyra e Komisionerit për të Drejtat e Njeriut të Parlamentit të Ukrainës, Dmytro Lubinets.

“Sipas portalit shtetëror “Fëmijët e Luftës”, deri më sot 1,107 fëmijë konsiderohen të zhdukur në Ukrainë, ndërsa 15,900 fëmijë janë gjetur”, tha zyra e Lubinets në një deklaratë.

Kievi thotë se ka nevojë për ndihmën e vendeve të tjera për të bërë të mundur kthimin e fëmijëve ukrainas në atdheun e tyre.