TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një shpërthim i madh është regjistruar pak më parë në një rafineri nafte të kompanisë Petromidia, e cila ndodhet në provincën e Konstancës në Rumani.
Si pasojë e shpërthimit është shkaktuar një zjarr i madh, ndërsa Reuters raporton se ka disa të lënduar. Shërbimet e urgjencës u mobilizuan shpejt për të shuar zjarrin dhe për të minimizuar ndikimin si në rafineri ashtu edhe në mjedis. E mira sipas autoriteteve është se era po e drejton tymin drejt Detit të Zi dhe për pasojë nuk rrezikohet asnjë zonë banimi.
Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e faktorëve që kanë çuar në shpërthimin. Autoritetet siguruan publikun se po merren të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e banorëve lokalë dhe mjedisin. Procedurat e evakuimit, nëse gjykohet e nevojshme, do të zbatohen menjëherë për të garantuar mirëqenien e atyre në zonë.
BREAKING - Explosion and fire reported at Romania's Black Sea oil refinerypic.twitter.com/I4Y9f7c3Tb
— Insider Paper (@TheInsiderPaper) June 21, 2023