TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas takimit që zhvilloi në Kinë, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka deklaruar se SHBA-të nuk kërkojnë konflikt apo një Luftë të re të Ftohtë.
“Shtetet e Bashkuara i qëndrojnë zotimeve të Presidentit Biden dhe ne nuk kërkojmë një luftë të re të ftohtë, nuk kërkojmë të ndryshojnë sistemin e Kinës dhe nuk kërkojmë konflikt me Kinën”, u shpreh Blinken.
Sipas kryediplomatit amerikan, Uashingtoni pret me padurim shkëmbimet e nivelit të lartë me Pekinin dhe shpreson të ruajë komunikimin.