BOTA, 19 Qershor 2023, 20:44

Qëlloi me telefon në fytyrë Bebe Rexhën, momenti kur largohet personi i dyshuar (VIDEO)

Qëlloi me telefon në fytyrë Bebe Rexhën, momenti kur

Disa pamje të publikuara në rrjetet sociale kanë treguar momentin e largimit nga koncerti të personit që dyshohet se e ka goditur me telefon në fytyrë këngëtaren Bebe Rexha, derisa ishte duke performuar në skenë.

Pamjet tregojnë se i dyshuari është larguar nga sigurimi i këngëtares në mënyrë të qetë, pa ushtruar dhunë.

Ende nuk dihet nëse i njëjti është arrestuar pas aktit të kryer që rezultoi me lëndime të lehta në sy për këngëtaren me origjinë shqiptare.


Bebe Rexha ka reaguar disa orë pas incidentit. Ajo ka publikuar disa fotografi, duke treguar se është mirë.

Këngëtarja ishte duke e bërë simbolin e shqiponjës me duar, kur një fans e hodhi telefonin në drejtim të saj në skenë.

33-vjeçarja po performonte një koncert të dielën në The Rooftop në Pier 17 në turneun e saj Best F'n Night Of My Life.

Derisa ajo ishte përballë audiencës, një telefon u pa duke dalë nga publiku dhe duke e goditur atë drejt në fytyrë.