BOTA, 20 Qershor 2023, 10:36

Ushtarët ukrainas përdorin tankun rus kundër trupave të Kremlinit

Ushtarët ukrainas përdorin tankun rus kundër trupave të

Tanket luftarake ruse të konfiskuara nga Ukraina më herët gjatë luftës po rezultojnë të dobishme për trupat ukrainase ndërsa luftojnë kundër pushtimit të Moskës.

Ushtarët qëllojnë në pozicionet ruse duke përdorur tankun sovjetik T-80 pranë qytetit të vijës së parë të Bakhmut, i cili u kap muajin e kaluar nga mercenarët rusë pas betejës më të gjatë të luftës.

Sakaq, mbrojtja ajrore në kryeqytetin ukrainas, Kiev ka zmbrapsur një sulm “masiv” rus me dronë gjatë natës.  Guvernatori rajonal i Kievit tha se ushtria ukrainase ka shkatërruar rreth 20 dronë të prodhimit iranian.

“Edhe një sulm masiv ndaj kryeqytetit. Këtë herë armiku përdori dronë, që sipas informacioneve preliminare, ishin të llojit Shahed”, shkroi guvernatori Sehiy Popko.