BOTA, 20 Qershor 2023, 20:27

Olaf Scholz takohet me kryeministrin kinez, thirrje Pekinit: Bindeni Rusinë të ndalojë luftën në Ukrainë

Olaf Scholz takohet me kryeministrin kinez, thirrje Pekinit: Bindeni Rusinë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz i ka bërë thirrje Kinës që të përdorë më shumë ndikimin e saj mbi Rusinë për të ndryshuar rrjedhën e luftës në Ukrainë.

Këtë deklaratë ai e ka bërë gjatë takimit në Berlin me kryeministrin kinez Li Qiang, ai tha se Pekini nuk duhet të furnizojë me armë Rusisë dhe se lufta në Ukrainë nuk duhet të kthehet në një konflikt të ngrirë, shkruan Sky Neës.

Kina ka deklaruar se dëshiron të veprojë si një negociator paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës, por në Perëndim ka dyshime se çfarë ndihme po i jep Pekini Moskës.

Në një moment, Kina pranoi të armatoste fshehurazi Moskën për luftën e saj në Ukrainë, sipas dokumenteve të Pentagonit të zbuluara.