TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Katër persona humbën jetën sot pas një shpërthimi në një fabrikë baruti në Rusi. Lajmi konfirmohet nga agjencitë shtetërore ruse të lajmeve. Shpërthimi ndodhi në një fabrikë në rajonin Tambov, rreth 400 kilometra në juglindje të Moskës. Tetë persona u plagosën në incident, njoftoi agjencia e lajmeve RIA.
Pjesë të Rusisë jugore dhe perëndimore janë në gatishmëri të lartë pas një sërë sulmesh – për të cilat Moska fajëson Ukrainën – veçanërisht në objektiva të lidhura me luftën si furnizimet me karburant dhe depot e armëve. Ukraina nuk ka dhënë asnjë koment mbi operacionet ushtarake jashtë kufijve të saj. Maxim Yegorov, guvernatori rajonal i Tabovit, deklaroi se incidenti i sotëm është shkaktuar nga gabimi njerëzor.
“Shkaku i zjarrit është faktori njerëzor. Unë deklaroj kategorikisht se ky nuk është një sulm terrorist. Fatkeqësisht, ka humbje njerëzore. E gjithë ndihma e nevojshme do të ofrohet për viktimat”, tha Yegorov në Telegram. Zjarri është shuar dhe fabrika tani po funksionon normalisht, tha ai.