TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një sulm terrorist ka ndodhur në në Ugandën perëndimore, pranë kufirit me Republikën Demokratike të Kongos, ku si pasojë kanë humbur jetën 25 persona.
Mediat e huaja shkruajnë se përgjegjësia është marrë nga anëtarët e Forcave Demokratike Aleate (ADF), një grup ugandan me bazë në Kongon lindore që ka premtuar besnikëri ndaj Shtetit Islamik.
Ato sulmuan shkollën e mesme Lubirira në Bodwe, duke i vënë flakën një konvikti dhe duke vjedhur ushqime vonë mbrëmë të premten (16/6).
“Deri më tani 25 trupa janë nxjerrë nga shkolla dhe janë dërguar në Spitalin Buera”, ka shkruar në Twitter policia.