TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Donald Trump ka reaguar pas daljes në gjykatën e Floridës, duke i bërë thirrje Departamentit të Drejtësisë që t’i kërkojë falje dhe të tërheqë aktakuzën kundër tij për keqpërdorimin e supozuar të dosjeve të klasifikuara nga Shtëpia e Bardhë.
Ish-presidenti amerikan shprehu kërkesën në platformën e tij “Truth Social”, nga ku sulmoi zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë për ngritjen e çështjes kundër tij.
Ky reagim vjen vetëm pak ditë pasi ai u paraqit në gjykatën e Floridës, ku u njoh me 37 akuzat në lidhje me dokumentet dhe pengimin e drejtësisë nga ana e tij.
“Akuza duhet të tërhiqet menjëherë nga Departamenti i Padrejtësisë, e shoqëruar me falje”, shkroi Trump.