TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ukraina tha këtë të hënë, më 22 shtator, se ka shkatërruar me sukses dy avionë amfibë rusë, për herë të parë në histori. Shërbimi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës publikoi pamjet e një serie sulmesh me dron ndaj avionëve rusë.
Videoja, e cila përmban muzikë dramatike në sfond dhe grafika në stilin e lojërave kompjuterike, përfshin pamje me infra të kuqe të dy sulmeve ndaj avionëve amfibë Be-12 Chayka, si dhe një sulm ndaj një helikopteri Mi-8.
Avionët sovjetikë amfibë, që mund të ngrihen si nga uji ashtu edhe nga toka, janë të projektuar për të ndjekur nëndetëset dhe për të patrulluar në det.
“Kjo është hera e parë në histori që shkatërrohet një Be-12,” tha Drejtoria Kryesore e Inteligjencës (HUR) në një postim në Telegram.
BBC shkruan se sulmi besohet të ketë ndodhur në një bazë ajrore pranë Sevastopolit, në Krime, e cila është aneksuar nga Rusia që nga viti 2014.