TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ushtria izraelite ka njoftuar sot se do të shembë shtëpitë e dy palestinezëve të armatosur që në fillim të shtatorit hapën zjarr në një stacion autobusi në Jerusalem, duke vrarë gjashtë persona.
Ngjarja u cilësua si një nga sulmet më të përgjakshme në qytet vitet e fundit dhe ndodhi në sfondin e luftës dyvjeçare në Rripin e Gazës.
Autorët e sulmit u vranë në vendngjarje nga forcat izraelite.
Izraeli përdor prej kohësh taktikën e shembjes së banesave të autorëve të sulmeve, duke e konsideruar këtë si një mjet për të frenuar sulmet e ardhshme.
Megjithatë, palestinezët dhe organizatat për të drejtat e njeriut e dënojnë këtë praktikë, duke e cilësuar si një formë ndëshkimi kolektiv, e ndaluar nga e drejta ndërkombëtare.
Gjatë shtatorit, autoritetet izraelite urdhëruan shembjen e të gjitha shtëpive të ndërtuara pa leje në qytetet Katana dhe Qubeiba, prej nga vinin autorët e sulmit. Po ashtu, u njoftua se 750 banorëve të këtyre zonave do t’u hiqen lejet e punës.