TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas zhvillimeve të fundit dhe reagimit të FRPD-së kundër urdhrit të Bashës, për riorganizimin e strukturave, Studentët Demokratë Europianë kanë reaguar me urgjencë kundër këtij akti.
Në postimin e tyre në Facebook, organizata e studentëve demokratë evropian e cilëson të pabazuar thirrjen e kreut të PD, Lulzim Basha për zgjedhjet në FRPD, ndërsa i bëjnë thirrje të ndërpresë menjëherë thirrjen e tij.
"Sigurimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në FRPD, është jetik për të ardhmen e partneritetit tonë", shkruhet në reagimin e tyre.
Postimi i plotë:
Jemi thellësisht të shqetësuar nga lajmet që vijnë nga Shqipëria.
I bëjmë thirrje Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që të ndërpresë menjëherë thirrjen e tij të pabazuar në lidhje me zgjedhjet në organizatën tonë anëtare, FRPD Albania.
FRPD është një organizatë e pavarur me statut dhe është jetike për ne si organizatë që të kemi partnerë të cilët lejohen të jenë të lirë dhe të vendosin vetë proceset e tyre.
Sigurimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në FRPD, është jetik për të ardhmen e partneritetit tonë.