TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi iu gjetën një sasi prej 40 gramësh kokainë.
I riu i cili ishte futur në vend si turist, është arrestuar në një hotel në zonën e Ankonës.
Policia ka kryer një kontroll në dhomën që kishte marrë shqiptari ku gjeti 9 qese me kokainë të fshehura pas bidesë së tualetit.
Më pas ata kontrolluan dhe makinën e marrë me qira nga shqiptari. Në kroskot, pas timonit ai kishte fshehur dhe 8 qese të tjera me kokainë brenda një kutie ëmbëlsirash.
Në përfundim të hetimeve dhe në dispozicion të Prokurorisë Publike pranë Gjykatës së Ankonës, i arrestuari u transferua në burgun Montacuto në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor procedues.