BOTA, 5 Nëntor 2021, 23:21

Mitsotakis udhëton drejt Moskës, takim me Vladimir Putin

Mitsotakis udhëton drejt Moskës, takim me Vladimir Putin

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis do të udhëtojë në Moskë, më 8 dhjetor për t’u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin.

Kryeministri grek do të kthehet në Greqi menjëherë pas përfundimit të takimit me Presidentin e Rusisë.


Në muajin gusht,  Mitsotakis kishte telefonuar kryeministrin rus, Mikhail Misoustin, me rastin e zjarreve katastrofike në Atikën Veriore dhe Evia Veriore dhe Rusia kishte dërguar aeroplanin zjarrfikës Beriev Be-200 për të shuar frontet e zjarrit.