BOTA, 6 Nëntor 2021, 11:57

Natë tragjike në Teksas, SHBA/ Tetë të vdekur në një festival muzike

Natë tragjike në Teksas, SHBA/ Tetë të vdekur në

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën në Teksas të SHBA-ve, në një koncert muzikor. 

Ngjarja tragjike ndodhi për shkak të panikut, kur turma filloi të shtyhej drejt skenës, në koncertin e Travis Scott. 

Njëmbëdhjetë persona pësuan arrest kardiak, nga të cilët tetë humbën jetën. Rreth 300 të tjerë u trajtuan në spital për plagë të lehta. 

Në koncert merrnin pjesë rreth 50 mijë fansa të rreperit të njohur. 

Politikania lokale, Lina Hidalgo, e quajti ngjarjen "një natë ekstremisht tragjike".

"Zemrat tona janë të thyera", u shpreh ajo. 

Rreperi Travis Scott, e ndaloi disa herë koncertin, duke i kërkuar ndihmësve të kontrollonin fansat që dukeshin në vështirësi. 

Makinat e emergjencës u futen disa herë mes turmës. 

Organizatorët e ndaluan festivalin kur u kuptua që shumë persona ishin lënduar.