BOTA, 6 Nëntor 2021, 17:11

Trajneri/ Guardiola: Ja si e mposhtëm Manchester United!

Trajneri/ Guardiola: Ja si e mposhtëm Manchester United!

Manchester City i jep një tjetër leksion United në derbin e qytetit, duke e mposhtur 0-2 në “Old Trafford”, ndërsa në përfundim të ndeshjes, trajneri Pep Guardiola shpjegoi edhe strategjinë që dërgoi “citizens” te fitorja.

“E dinim që do të ishte e vështirë, po t’u linim topin të niseshin, ndaj kishim përgatitur ndeshjen për të qarkulluar topin sa më shumë dhe sa më shpejt, E vetmja mënyrë për të mos rrezikuar ndaj tyre, është të mos i lësh të prekin topin dhe ne sot ia dolëm më së miri. Mund të shënonim më shumë, por gjithsesi jam i kënaqur me atë që bëmë në fushën e lojës”, tha trajneri Pep Guardiola.

Me këtë fitore, Manchester City ruan pozitat si një nga skuadrat që do të garojë deri në fund për titullin kampion, ndërsa Manchester United mbetet tetë pikë larg kreut, distancë që mund të bëhet 11, nëse Chelsea fiton ndeshjen e tij këtë pasdite.