BOTA, 6 Nëntor 2021, 14:02

Koronavirusi në Rusi, mbi 40 mijë raste të reja dhe 1,188 viktima

Koronavirusi në Rusi, mbi 40 mijë raste të reja dhe 1,188 viktima

Rritet numri i infektimeve me koronavirus në Rusi, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 41,335 raste të reja dhe 1,188 viktima.

Sipas zyrtarëve, një nga shkaqet kryesore për rritjen e rasteve në Rusi është shkalla e ulët e vaksinimit.

Deri më tani janë vaksinuar plotësisht 40% e popullsisë. Kryebashkiaku i Moskës tha se situata në kryeqytet ishte stabilizuar kështu që punonjësit mund të rikthehen në punë duke filluar nga e hëna.

Ndërsa punonjësit në rajonin e Krimesë të aneksuar nga Rusia do të fillojnë punë javën e ardhshme.

Disa kufizime do të mbeten në fuqi në kryeqytetin rus, si urdhri i qëndrimit në shtëpi për të moshuarit dhe një mandat për bizneset që 30% e stafit të tyre të punojnë nga shtëpia.

Rusia ka regjistruar më shumë se 8.75 milionë raste dhe 245,635 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Por sipas vlerësimeve deri më tani, numri real i viktimave është 462,000.