BOTA, 6 Nëntor 2021, 16:30

Qindra protesta në të gjithë botën për ndryshimet klimatike

Qindra protesta në të gjithë botën për ndryshimet

Dita globale e veprimit për Klimën ka shënuar protesta në të gjithë botën – duke përfshirë më shumë se 100 vetëm në Mbretërinë e Bashkuar. Protestat kanë filluar nga Australia në Adelaid, Sydney Melbourne, Canberra dhe Wollongong . Më pas në Filipine dhe Tajvan.

Rrugët e kryeqytetit të Koresë së Jugut, Seul u mbushën me qindra njerëz, të cilët kërkuan veprime të menjëhershme për komunitetet tashmë të goditura nga pasojat e ndryshimeve klimatike.

Qindra protesta në të gjithë botën për ndryshimet

Protesta po zhvillohen në Turqi,  Suedi, Norvegji, Francë, Gjermani, Portugali dhe Holandë. Në Mbretërinë e Bashkuar, rrugët e Londrës, Glasgow, Cardiff, Mançester, Liverpool dhe Bristol janë mbushur me protestues.

Qindra protesta në të gjithë botën për ndryshimet'

Qindra protesta në të gjithë botën për ndryshimet

Qindra protesta në të gjithë botën për ndryshimet

Në Irlandë , qindra njerëz u mblodhën në Dublin, në një nga demonstratat kryesore. Dhe në Irlandën e Veriut , protestuesit u mblodhën në Belfast përpara një marshimi të zhurmshëm dhe plot ngjyra nëpër qendrën e qytetit.