BOTA, 27 Mars 2022, 16:21

“Skenari korean”, shefi i inteligjencës zbulon se çfarë po përpiqet të bëjë Putini në Ukrainë

“Skenari korean”, shefi i inteligjencës zbulon se

Shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës ka paralajmëruar se Rusia po përpiqet të zbatojë atë që ai e quan “skenari korean” në Ukrainë, ndarjen në dy pjesë të vendit, pasi nuk arriti të marrë kryeqytetin dhe të rrëzojë qeverinë legjitime, raporton BBC.

Kyrylo Budanov thotë se, prioritetet e Vladimir Putinit janë lindja dhe jugu i Ukrainës, pasi ofensiva e tij ka ngecur në masë të madhe.

Nëse është në gjendje të marrë atë territor, ai thotë se Putini më pas do të përpiqet të krijojë një vijë demarkacioni që ndan atë zonë nga pjesa tjetër e Ukrainës, siç ndodhi pas luftës së Koresë.

“Skenari korean”, shefi i inteligjencës zbulon se

Megjithatë, shton ai, një nga problemet kryesore të Rusisë është krijimi dhe mirëmbajtja e një korridori tokësor midis lindjes dhe Krimesë. Në këtë zonë qëndron Mariupoli “i pathyeshëm”, shkruan BBC.