TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Duket se gjendja shëndetësore e Matteo Messina Denaro, kreut të Cosa Nostra-s është përkeqësuar. Bosi, i ndaluar në regjimin 41 bis në superburgun e L’Aquila vuan nga një tumor. Mediat italiane bëjnë të ditur se prej ditës së arrestimit ndodhet nën kurim në burg, ku i është ndërtuar një dhomë kimioterapie.
“Duhet shtrimi në spital”, nënvizoi avokati i tij. Javët e fundit Messina Denaro i ishte nënshtruar një operacioni të vogël për probleme urologjike, por u kthye në burg gjatë ditës. “Tani Messina Denaro nuk ha më, ai gjithashtu ka vështirësi për të pirë, ka nevojë për shtrim urgjent në spital, sepse i duhet një serum për t’u ushqyer.
Situata e tij nuk është më e menaxhueshme nga struktura në të cilën ai është i burgosur nën regjimin 41bis”, tha avokati mbrojtës Alessandro Cerella. Matteo Messina Denaro u arrestua në 16 janar të këtij viti pas 30 vitesh në arrati, në një klinikë private në Palermo.