BOTA, 21 Qershor 2023, 19:08

Shkatërrimi i digës Nova Kakhovka në Krehson, Rusia mohon bilancin: 41 viktima dhe 121 të plagosur

Shkatërrimi i digës Nova Kakhovka në Krehson, Rusia mohon

Rusia ka publikuar bilancin e vdekjeve nga shkatërrimi i digës Nova Kakhovka në Krehson të Ukrainës, ku sipas ministrit rus kanë humbur jetën 41 persona dhe janë plagosur 121 të tjerë, ndërkohë Kievi ka raportuar për 52 viktima.

Ngjarja ndodhi më 6 qershor, ku Ukraina akuzoi Rusinë për sulm, ndërkohë që është mohuar nga kjo e fundit. Si pasojë e përmbytjeve janë evakuuar 8000 njerëz nga zonat e prekura, shkruajnë mediat e huaja. Si pasojë e shkatërrimit të digës Nova Kakhovka u përmbytën shumë tokë bujqësore dhe për pasojë u rritën ndjeshëm çmimet e ushqimeve.