BOTA, 21 Qershor 2023, 18:28

Në luftë me kohën, edhe 20 orë oksigjen për personat në nëndetësen e zhdukur pranë Titanikut

Në luftë me kohën, edhe 20 orë oksigjen për personat

Kanë mbetur vetëm 20 orë oksigjen për anëtarët që ndodheshin në nëndetësen që u zhduk pranë Titanikut. Ekipet e kërkimit vijojnë luftën me kohën, për t’i gjetur para se oksigjeni të mbarojë.

Admirali John Mauger nga Roja Bregdetare e SHBA ka thënë për BBC Neës se ekuipazhi në bordin e nëndetëses mund të ketë më pak se 20 orë oksigjen të mbetur bazuar në vlerësimin fillestar prej 96 orësh.

Ai thotë se është e vështirë të përcaktohet saktësisht se sa kohë kanë, për shkak të faktorëve të ndryshëm, por koha po kalon.