TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vullkani Etna në Italinë jugore ka shpërthyer sërish hi dhe llavë. Aktiviteti vullkanik vazhdon në Malin Etna, i cili është afërsisht 3.300 metra i lartë, në ishullin e Siçilisë.
Krateri aktiv juglindor i vullkanit, i cili u aktivizua për herë të parë më 12 nëntor, shpërtheu sërish hi dhe llavë fundjavën e kaluar.
Rrjedhja e llavës u vëzhgua nga shpatet me borë të Malit Etna. Në deklaratën e bërë nga Instituti Kombëtar Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), thuhej se aktiviteti vullkanik në Etna ishte i kufizuar në kraterin juglindor.
Në shtyp thuhet se INGV-ja lëshoi një paralajmërim për avionët që kalonin nëpër rajon dhe se Aeroporti Fontanarossa në Catania nuk u dëmtua nga ky aktivitet i fundit vullkanik. Etna është vullkani më i lartë aktiv në Evropën kontinentale.