TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan thotë se Izraeli duhet të gjykohet ndërkombëtarisht për akuzat për krime lufte. Erdogan ka kundërshtuar ashpër reagimin e qeverisë izraelite ndaj sulmeve të 7 tetorit.
“Izraeli vazhdon paturpësisht të shkelë ligjin ndërkombëtar, ligjet e luftës dhe të drejtën ndërkombëtare humanitare duke parë në sytë e komunitetit ndërkombëtar”, tha zyra e tij.
Komentet e tij vijnë përpara mbledhjes së nesërme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku pritet të diskutohet për konfliktin Izrael-Hamas.
Më shumë se 15,000 njerëz janë vrarë në Gaza në tetë javë që nga nisja e sulmeve, sipas ministrisë së shëndetësisë të udhëhequr nga Hamasi./