BOTA, 17 Shtator 2025, 16:35

Sanksione të mundshme nga BE, paralajmëron Izraeli: Do të ketë një përgjigje të merituar

Sanksione të mundshme nga BE, paralajmëron Izraeli: Do të

Qeveria izraelite paralajmëroi të mërkurën se në rast se Bashkimi Evropian vendos sanksione kundër Izraelit, atëherë do të ketë një përgjigje ndaj tyre.

“Rekomandimet e Komisionit Evropian janë të shtrembëruara në mënyrë morale dhe politike, dhe duhet të shpresojmë që të mos miratohen,” deklaroi ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar, në një postim në platformën X.

“Çdo veprim kundër Izraelit do të marrë përgjigjen e merituar, dhe shpresojmë që të mos arrijmë deri aty,” shtoi Sa’ar, duke pasur parasysh se masat e propozuara nga Komisioni duken të pamundura për t’u miratuar nga të 27 vendet anëtare të BE-së.

Kujtojmë se Komisioni Evropian ka propozuar vendosjen e tarifave më të larta doganore për produktet izraelite që hyjnë në tregun e BE-së, si dhe sanksionimin e dy ministrave izraelitë të ekstremit të djathtë.